VV-ja prapë me video, flet për punët e Qeverisë Kurti - ankohet për "vonesat" me Byronë e Vettingun - NACIONALE

VV-ja prapë me video, flet për punët e Qeverisë Kurti - ankohet për "vonesat" me Byronë e Vettingun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video të re, ku ka komentuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, që nga fitorja e zgjedhjeve më 14 shkurt.

Që në hyrje të videos, VV-ja përmend sfidat me të cilat është përballur, si p.sh. lufta në Ukrainë, pandemia e inflacioni. Në video, VV-ja ka pretenduar se ka rritur investimet e jashtme dhe se ka luftuar pasojat energjetike dhe ekonomike të krizave të lartpërmendura.

Tutje, VV-ja është ankuar për “vonesat” rreth Byrosë së Konfiskimit dhe procesit të Vettingut.

“Na vonuan me Byronë e Konfiskimit dhe me Vetting, por ato po bëhen. Qeveria Kurti në këtë trevjeçar ka bërë punë efekti i të cilave vetëm sa do të rritet në kohë.” – thuhet në video.

Në video, VV-ja ka folur edhe për veriun, duke theksuar se janë shkatërrruar bandat kriminale dhe larguar strukturat “kriminale barrikaduese”. Natyrisht, VV-ja nuk ka harruar të përmend edhe fitoren e zgjedhjeve.

“14 shkurti është dëshmia e fuqishme e përpjekjeve tona, e vullnetit të popullit për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për veten e tij.” – thuhet në video.

Lajme të ngjashme