VV-ja në Prishtinë: S’jemi të sigurt se PDK-ja e LDK-ja janë ndarë 100% - NACIONALE

VV-ja në Prishtinë: S’jemi të sigurt se PDK-ja e LDK-ja janë ndarë 100%

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë ka deklaruar se nuk janë të sigurt se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin.

Kjo sipas “Ekonomia Online”, është thënë nga shefi i asamblistëve të kësaj partie, Gëzim Sveçla.

“Shumica e drejtorëve janë prej LDK-së. Te ndërmarrjet publike s’ka ndonjë risi. Ato vazhdojnë të qeverisen nga LDK-ja e PDK-ja me nga katër secila. Si pasojë e kësaj mjegulle, Kuvendi Komunal është i bllokuar, nuk mbledhje dhe shumicë parlamentare. Kësisoj, kanë ngecur edhe zgjidhjet e problemeve. Nuk jam i sigurt nëse janë ndarë 100 për qind LDK-ja e PDK-ja. Nuk bëjmë koalicion me parti që e kanë shkatërruar kryeqytetin, u themi jo LDK-së e PDK-së.” – citohet se ka deklaruar ai.

Ndërkohë, një asamblist tjetër i partisë, Mirsad Vitija, ka akuzuar PDK-në se po rri me njërën këmbë në pushtet, e me tjetrën në opozitë.

“Ndërmarrjet publike vazhdojnë të udhëhiqen nga PDK-ja. Këta zyrtarë të PDK-së janë ende në këto pozita, vazhdojnë të punësojnë militantë nëpër këto ndërmarrje. Pse nuk po ua kërkojnë dorëheqjen e tyre.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme