VV-ja kujton Kongresin e Manastirit: Kurrë të mos e shkelim njëri-tjetrin
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një shkrim në të cilin përkujton përvjetorin e Kongresit të Manastirit.
VV-ja ka shkruar se Rilindja Kombëtare e shqiptarëe ka qenë “prirje përbashkuese”.
Në fund, VV-ja ka kujtuar ato çfarë sipas kësaj partie qëndron Kongrese i Manastirit.
“Përveç se të përkujtojmë me nderim të thellë rilindasit tanë pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, ne duhet të respektojmë udhën e shtruar prej tyre dhe të vazhdojmë të ecim në atë udhë. Ajo thërret për më shumë kulturë, më shumë lexim, më shumë studim. Njëkohësisht ajo kërkon të vazhdojmë në përbashkim politik e shoqëror rreth aspiratave kombëtare e të mos përçahemi. Kurrë të mos e shkelim njëri-tjetrin. Vetëm kështu do të mund të modernizohemi pa u rrezikuar, në një kohë transformimesh të thella shoqërore, teknologjike dhe ekonomike” – ka shkruar VV-ja.