VV-ja e harroi rastin, Kadrijaj: Drejtësi për Astrit Deharin tash po kërkojmë ne
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka akuzuar VV-në për harrimin e rastit të aktivistit Astrit Dehari.
Duke komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ajo ia ka rikujtuar Kurtit mostrat e humbura të aktivistit të VV-së, i cili ka vdekur para disa viteve në burgun e Prizrenit.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se tash drejtësi për Astritin duhet të kërkojë opozita.
“Albin Kurti, dje kish vizituar Institutin e Mjeksisë Ligjore. Sigurisht o interesu edhe për mostrat e Astrit Deharit. Drejtësi për Astrit Deharin tash po kërkojmë ne!”, ka shkruar Kadrijaj.