LV-ja e hap shkollën politike për aktivistët e saj, do të ketë pesë lëndë - NACIONALE

LV-ja e hap shkollën politike për aktivistët e saj, do të ketë pesë lëndë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje është angazhuar mënjëherë, pasi kryetari i saj, Albin Kurti, tha para disa ditëve se aktivistët nuk po mësojnë edhe aq në shtëpi.

Kështu, pas kësaj deklarate, LV-ja e ka hapur shkollën politike për edukimin e aktivistëve.

Sipas njoftimit të bërë në faqen e LV-së në Facebook, kjo shkollë do të zgjasë një vit dhe do të përmbajë pesë lëndë të ndryshme.

Ky nivel i shkollës do zgjasë deri në verën e vitit që vjen dhe do përmbajë pesë lëndë të ndryshme. Aktivistet e aktivistët nga qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe nga diaspora do kenë rastin të ndjekin ligjërata dhe të marrin pjesë në diskutime bashkë me ligjërues të shumtë që vijnë nga fusha e profesione të ndryshme.”, thuhet në njoftim

Njoftimi i plotë:

Sekretariati për Emancipim Politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mbajti sesionin hapës për Nivelin teorik të Shkollës politike. Aktivistët Pavjo Gjini, Mrika Limani Myrtaj, Liridona Kelani dhe Hazir Asllani mirëpritën ndjekësit e shkollës për këtë vit. Pavjo Gjini bisedoi për esencën e aktivizmit të zbërthyer përmes shkollës politike, duke e vënë theksin te raportet ndërmjet teorisë dhe praktikës dhe natyra praktike e teorisë në përditshmëri. Ai foli gjithashtu për shkollën si kuvend përmes të cilit aktivistët do të mund të diskutojnë e shkëmbejnë ide në shërbim të pajimit me mendim kritik dhe qasjen për të lëkundur dogmatiken kurdoherë ajo synon të zë rrënjë, në këtë formë duke mundësuar emancipimin në vetvete. Ndërkaq, Mrika Limani Myrtaj diskutoi shkurtimisht për paramendimin e shkollës politike si tërësi për demitizim të teorisë dhe më pas i informoi ndjekësit për çështjet praktike të ndjekjes së shkollës politike.

Ky nivel i shkollës do zgjasë deri në verën e vitit që vjen dhe do përmbajë pesë lëndë të ndryshme. Aktivistet e aktivistët nga qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe nga diaspora do kenë rastin të ndjekin ligjërata dhe të marrin pjesë në diskutime bashkë me ligjërues të shumtë që vijnë nga fusha e profesione të ndryshme.

Lajme të ngjashme