VV, Guxo, Alternativa: Nuk proceduam koalicionin për shkak të afatit të shkurtër - NACIONALE

VV, Guxo, Alternativa: Nuk proceduam koalicionin për shkak të afatit të shkurtër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa kanë dalë me një komunikatë ku kanë njoftuar se koalicioni i tyre nuk është proceduar sot në KQZ për shkak të afatit të shkurtër ligjor dhe “pamundësisë së përmbushjes së disa detyrimeve statutare”.

Përmes një komunikate për media, këto pari kanë njoftuar se do të garojnë së bashku në zgjedhjet e nëntë shkurtit, ku sipas tyre, po punojnë në hartimin e programit.

“Ne jemi duke punuar intensivisht në hartimin e programit, me të cilin do të shpalosim së bashku ofertën tonë për qytetarët në zgjedhjet e rregullta parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Së bashku synojmë që me votën e qytetarëve të vazhdojmë partneritetin në qeverisjen e ardhshme si dhe punët e mira për Republikën e Kosovës.” – thuhet tutje.

Njoftimi i plotë:

Lajme të ngjashme