VV e propozoi Driton Velën në KShC, Jashari e PDK-së: Si mundeni një emër të tillë me propozu? Kjo është turp
Vetëvendosja e propozoi ish-kandidatin e tyre për deputet për anëtar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë në arsim, për çka pati denoncime të mëdha nga opozita për kapje të institucioneve arsimore të larta në vend.
Sala Jashari e Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “turp.”
“Si mundeni të sillni një emër të tillë?...PDK jo që nuk e voton, por do ta luftojë çdo herë politizimin e arsimit në Kosovë....Kjo është për turp,” tha ajo.