VV ankohet në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata - NACIONALE

VV ankohet në PZAP për kufizimin e numrit të votuesve nga mërgata

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama ka thënë se ky subjekt politik ka dërguar ankesë në PZAP.

Kjo, sipas tij, për kufizim të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

“Ankesë në PZAP ndaj vendimit të padrejtë të KQZ për kufizimin të numrit të votuesve nga mërgata nëpër përfaqësi diplomatike të Kosovës, me gjithë zotimin e MPJD dhe qeverisë së Kosovës për akomodim të gjitha nevojave që mund të paraqiten për organizmin e votimit në Ambasada dhe Konzullata të Republikës së Kosovës.” – ka thënë ai në një shkrim në rrjetin social Facebook.

Lajme të ngjashme