VV: 83% e qytetarëve deklarojnë se në Kosova ka liri të kënaqshme të media - NACIONALE

VV: 83% e qytetarëve deklarojnë se në Kosova ka liri të kënaqshme të media

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, kanë shkruar se 83% e qytetarëve të vendit tonë deklarojnë se në Kosovë ka liri të kënaqshme të medias.

Sipas VV-së, Kosova është vendimi më demokratik në Ballkanin Perëndimor.

Partia në pushtet ka deklaruar se këto të dhëna janë nga raporti i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).

83% e qytetarëve të vendit tonë deklarojnë se në Republikën e Kosovës ka liri të kënaqshme të medias. Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor, madje kjo evidentohet pothuajse në secilin raport të huaj. Në gjë e tillë theksohet edhe nga rezultatet e raportit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI).” – thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme