“VV, 60%”: Lekaj e quan “teori koti” mburrjen e deputetit të VV-së
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i ka reaguar deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaqi – i cili paramendon se partia e tij në zgjedhjet e ardhshme do të shënojë rezultat elektoral prej 60% - duke e quajtur veç “teori koti”.
“Do të kemi befasi dhe do të kundërargumentohen teoritë koti të deputetëve të VV-së për rezultatet e ardhshme zgjedhore” ka thënë Lekaj për gazetën “Blic”.
“Pritet që kjo Qeveri të marrë shpërblimin e merituar në kutinë e votimit, kurdo që mbahen zgjedhjet”, beson Pal Lekaj.