Vushtrri: Një grua sulmohet nga fëmijët e kunatit për shkak të problemeve me pronë
Një grua është sulmuar fizikisht në Vushtrri.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, një grua është sulmuar nja fëmijët e kunatit për shkak të një kontesti pronësor.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë:
SULM
Vushtrri 17.07.2023-19:23. Viktima femër kosovar ka raportuar se, të dyshuarit kosovarë (djalë dhe vajzë)- fëmijët e kunatit, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime, për shkak të një kontesti pronësor. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.