Vulini është Vuçiqi i vërtetë, thotë ish-kryenegociatori serb
Ish-kryenegociatori serb në dialogub Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq, ka thënë se Aleksandër Vulin – tash zv/kryeministër i Serbisë – është Aleksandar Vuçiqi “i vërtetë”.
Duke folur për armët që Serbia i jep Ukrainës, Stefanoviq thotë se Vuçiqit “i vjen turp të tregojë dhe se këtu hyn në skenë Vulini".
“Vuçiq nuk ua thotë votuesve të tij këtë, është turp për të. Prandaj ekziston Vulin, si një dëshmi e rëndësishme e gjallë e asaj që është politika reale e Vuçiqit. Vulin është pikërisht Vuçiqi i vërtetë”, ka thënë Stefanoviq, siç e citoi “Danas”.
“Është e pamundur të zgjidhen çështjet me Kosovën në përputhje me interesin tonë kombëtar, nëse Serbia izolohet, nëse është shesh lojërash për autokratë që do t'i lënë në hije votuesit e tyre me gënjeshtra, korrupsion, vjedhje zgjedhore dhe shpëlarje truri mediatik”, vazhdoi Stefanoviq. .