Vulin: Kurti po shkon në Bruksel për të mos arritur marrëveshje, Vuçiq për të mbrojtur serbët në Kosovë
Ministri i brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin ka komentuar takimin e ardhshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq që pritet të ndodhë me 18 gusht të këtij viti.
Vulin ka thënë se Kurti po shkon atje për të mos u marrë vesh, dhe se po mundohet ta arsyetojë dhunën sipas ti që Kosova po ua shkakton serbëve.
“Gjëja më e vështirë është të flasësh me dikë që nuk dëgjon. Kurti me sa duket po shkon në Bruksel për të mos arritur marrëveshje dhe vetëm për të gjetur arsyetim për dhunën që po ushtron ndaj serbëve në Kosovë por edhe për mosbindje ndaj Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Brukselit. Demokracitë perëndimore, siç i quan Kurti, u përpoqën të krijojnë një shtet nga territori nën administrimin e përkohshëm të OKB-së përmes agresionit kundër RFJ-së, por nuk ia dolën, shpresoj se do të bëjnë të paktën po aq përpjekje për të detyruar të mbrojturin e tyre të negociojë dhe të heqë dorë nga provokimi i konfliktit”
Ndërkohë sipas Vulin, Vuçiq në Bruksel shkon për të mbrojtur serbët e Kosovës e paqen në Ballkan.
“Aleksandar Vuçiq do të shkojë në Bruksel për të negociuar për të mbrojtur serbët në Kosovë , por edhe paqen në Ballkan, nuk e besoj se edhe Kurti ka të njëjtën dëshirë” ka thënë Vulin, njofton ministria e brendshme e Serbisë.