Vulin ankohet: Po na bëhen shantazhe të çmendura për ta njohur Kosovën
Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se shtetit të tij po i bëhen “shantazhe të çmendura”, për ta njohur Kosovën.
Si shantazh Vulin po e sheh kushtin që Serbia të njohë Kosovën që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Duke gjykuar nga shantazhet e çmendura që po na ekspozojnë për ta njohur Kosovën, për të shfuqizuar Republikën Sërpska dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ata nuk na duan, aq më mirë do të jemi”, ka thënë Vulin në një intervistë për Veçernje Novosti, transmeton Klankosova.
