Vuçiqit i ngushtohet rrethi, opozita serbe proteston në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit - NACIONALE

Vuçiqit i ngushtohet rrethi, opozita serbe proteston në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga 17 dhejtori, kur u mbajtën zgjedhjet në Serbi, regjimi i Aleksandar Vuçiqit, president serb, është përballur me protesta brenda Serbisë dhe me kritika nga bashkësia ndërkombëtare për legjitimitetin e dyshuar të zgjedhjeve.

Një protestë e radhës do të mbahet me 16 janar, të cilën e organizon opozita serbe. Ata kanë zgjedhur të protestojnë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ish-politikan serb që u vra në veri të Kosovës në vitin 2018.

“Kemi pasur një takim të koalicionit tonë sot dhe kemi rënë dakord që të ftojmë të gjithë qytetarët më 16 janar, ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Të shohim se çfarë forme tjetër është, praktikisht e kemi marrë vesh para një ore. Ne kemi zgjedhur një datë të përshtatshme, ndaj do ta informojmë publikun me më shumë detaje në ditët në vijim”, ka thënë Zdravko Ponosh, një nga liderët e opozitës serbe.

Lajme të ngjashme