Vuçiqi uron Putinin për fitoren: I ankohet për 'situatën' e serbëve në Kosovë
Në një takim me ambasadorin rus në Serbi, Bosan Harchenko, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i ka dhënë një letër ne të cilën uron presidentin rus, Vladimir Putin për fitoren në zgjedhje.
Përmes një shkrimi në Facebook, Vuçiq ka treguar se përveç që e uroi, edhe i është ankuar Putinit për “situatën” e serbëve në Kosovë.
“Ia kam shpjeguar gravitetin e situatës me të cilën po përballen serbët në Kosovë, sfidat politike me të cilat po përballet Serbia, dhe e falenderova Federatën Ruse për përkrahjen ndaj integritetit territorial të Serbisë.” – ka thënë ai.
Vlen të theksohet se Putin fitoi zgjedhjet presidenciale në Rusi duke marrë mbi 80 për qind të votave.