Vuçiqi tregon se ka arritur marrëveshje për gazin e Rusisë: Çmimi është tepër i mirë
Mediumi opozitar “Danas” ka shkruar në lidhje me një marrëveshje për gazin mes Serbisë dhe Rusisë.
Mediumi raporton se për këtë çështje ka folur Aleksandar Vuçiqi, president i Serbisë.
Vuçi ka theksuar se çmimi i arritur për Serbinë është tepër i mirë.
“Ne kemi gjithsej 645 milionë metër kub gaz në rezerva, kështu që njerëzit nuk kanë nevojë të shqetësohen... Çmimet për të cilat arritëm të biem dakord me palën ruse janë shumë të mira”, tha Vuçiq, transmeton Danas, shkruan Nacionale.
Sjellim ndër mend që Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushitimit të Ukrainës.
Po ashtu, javën që shkoi Serbia mori pjesë në samitin në Moskë të BRICS-it. Njëkohësisht në Qeverinë e Serbisë aktualisht zëvendëskryeministër është Aleksandar Vulin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i akuzuar shpesh për lidhjet e afërta me Rusinë.