Vuçiqi takohet më zv.ministrin e Jashtëm të Rusisë, e falenderon për përkrahjen - NACIONALE

Vuçiqi takohet më zv.ministrin e Jashtëm të Rusisë, e falenderon për përkrahjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiqit, president i Serbisë, ka takuar Aleksandar Grushkon, zv.ministër i Punëve të Jashtme të Rusisë.

Në lidhje me këtë takim, ka shkruar presidenti serb.

Ai ka shkruar se ka falenderuar Rusinë për përkrahjen për Serbinë në lidhje me çështjen e rezolutës së OKB-së për gjenocidin e Srebrenicës.

“I shpreha edhe një herë mirënjohjen time Rusisë për mbështetjen që i dha Serbisë në lidhje me rezolutën për Srebrenicën në OKB dhe veçanërisht për mbështetjen e integritetit territorial të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së.” – ka thënë ai, transmeton Danas.

Lajme të ngjashme