Vuçiqi e përsërit deklaratën bajate: Njohja e Kosovës nuk vjen në konsideratë
Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka dhënë një intervistë për mediumin “Politika”, ku ka folur për tema të ndryshme.
Në këtë intervistë, ai ka përmendur edhe Kosovën. Si gjithmonë, ai ka përsëritur deklaratën tashmë të shndërruar në bajate, se Serbia nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.
Tutje, Vuçiqi deklaroi se Amerika dhe Gjermania nuk do të ndryshojnë qëndrimin ndaj Kosovës.
"Nuk do të ndryshojë, nëse mendoni se Amerika do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Kosovës - nuk do të ndryshojë." Ndoshta do të jetë pak më e lehtë për ne që të flasim, të dëgjohet zëri ynë, por nuk mendoj se ata apo Gjermania do të ndryshojnë qëndrim”, - tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia do të përballet me presion të ndërkombëtarëve.
“E informova mbarë opinionin vendor dhe ndërkombëtar me atë që nuk vjen në konsideratë, e që është njohja e pavarësisë së Kosovës, në asnjë mënyrë, as anëtarësimi në Kombet e Bashkuara dhe agjencitë dhe organizatat e saj. Meqë nuk thonë se këtë e përjashtojnë, por e duan të gjithë marrëveshjen, atëherë për ne është e papranueshme. Do ta vënë apo jo, nuk mund të hamend në këtë moment” - tha Vuçiq.