Vuçiqi dramatizon: S'kam fjetur gjatë natës për shkak të vizitës së QUINT-it - NACIONALE

Vuçiqi dramatizon: S'kam fjetur gjatë natës për shkak të vizitës së QUINT-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, ka bërë një deklaratë dramatike pak para takimit me pesë emisarët e Evropës dhe ShBA-së, të cilët tashmë e kanë përfunduar takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

N1 raporton se Vuçiqi ka deklaruar se nuk ka fjetur gjatë tërë natës për shkak të vizitës së pesëshes.

“Nuk fle natën për këtë, nuk e di nëse duhet të bërtas nga dhimbja apo të qaj. Gjithçka që mund t’ju them në fund është se po, do të kërkojmë një mënyrë dhe do t’ia dalim ta ruajmë Serbinë dhe mos ia jepni askujt si dhuratë.” – deklaroi ai.

Lajme të ngjashme