Vuçiq: U thashë Lajçakut e Escobarit mos ejani në Beograd për njohjen e Kosovës, harrojeni
Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq në një konferencë për media ka folur sot për problemin me Kosovën për punën e targave dhe dokumenteve të hyrje-daljeve.
Vuçiq e bëri të ditur se vendimi për target do të nis së zbatuari nga 1 shtatori, përderisa tha për dokumente ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Presidenti serb foli edhe për takimin me Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar.
“Harrojeni këtë dhe mos ejani me histori të tilla sepse janë të pakuptimta”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai tutje ka thënë se Serbia është e gatshme të bisedojë për një zgjidhje kompromisi.
“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.