Vuçiq takohet me Lajçak: Tjetër bisedë e hapur, Lajçak e di që do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë - NACIONALE

Vuçiq takohet me Lajçak: Tjetër bisedë e hapur, Lajçak e di që do të vazhdojmë të luftojmë për popullin tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar sot me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak gjatë një vizite në Bosnje e Hercegovinë.

Vuçiq përmes një shkrimi në Instagram, ka thënë se biseda me Lajçak ishte “e hapur”.

“Një tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Miroslav Lajçak për sfidat në rritje para nesh, pozicionin e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe hapësirën që po zvogëlohet për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogun konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.” – ka thënë ai.

Vuçiq ka pretenduar se brenda takimit ka ripërsëritur që “Serbia vazhdon të ketë një politikë të përgjegjshme dhe serioze për paqe dhe stabilitet”.

“Si partneri ynë për një kohë të gjatë, Lajçak e di që Serbia do të vazhdojë të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin e saj, shtetin dhe të vërtetën…”ka thënë ai.

Lajme të ngjashme