Vuçiq: Serbia është e gatshme për dialog me Prishtinën - NACIONALE

Vuçiq: Serbia është e gatshme për dialog me Prishtinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ka shpërndarë një foto pas bisedës së tij me Presidentin e Këshillit të Europës, Charles Michel.

Vuçiq shkruan për bisedimin e tij me Michel, ku thotë se kryesisht biseda ka qenë për situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë thash se Serbia është e gatshme për dialog me Prishtinën, por për të njëjtën është e rëndësishme të përmbushen kushtet e marrëveshjes, dhe të sigurohet një jetë e qetë për të gjithë serbët në veri të Mitrovicës”, tha Vuçiq.

Lajme të ngjashme