Vuçiq pretendon se Kurti “kërcënoi serbët se do të vuajnë”
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “ka kërcënuar” Listën Serbe dhe komunitetin serb, ku ia mëveshë fjalët se gjoja Kurti është shpreur se “serbët dhe Lista Serbe duhet të vuajnë dhe ta paguajnë”. Gjithashtu Vuçiq ka hedhur vrer ndaj komunitetit ndërkombëtar “për heshtje ndaj këtij deklarimi të Kurtit”.
“U shqeësova nga deklarimi i Albin Kurtit, që askush nuk duket ta ketë dëgjuar. Pretendojnë ata në perëndim kinse janë naivë dhe të mos e shohin saktësisht atë çfarë ka thënë Kurti. Po ta kisha thënë unë këtë, do të më varnin në Bruksel, Berlin dhe Uashington. Kjo e tregon krejt hipokrizinë, por kjo s’është lajm. Po ta thoja unlë se shqiptarët duhet të vuajnë dhe ta paguajnë, mund ta merrni me mend se çfarë përgjigje do të merrja”, ka thënë Vuçiq, siç e cituan mediat serbe.