Vuçiq pretendon se Kurti bëri “truk”: Ishte gati të nënshkruajë, sepse e dinte se unë nuk do të nënshkruaja
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po pretendon se kryeministri Albin Kurti “përformoi” një truk dje në Bruksel, përmes së cilit deshi të blejë kohë.
Këto deklarata, sipas “Kosovo Online” ai i ka bërë për “TV Pink”, ku sipas tij, Kurti deklaroi se do t’i nënshkruajë tri dokumente, për shkak se e ka ditur që Serbia nuk do ta bëjë këtë.
“Ai e tha këtë sepse e kishte të qartë që Serbia nuk do të nënshkruaj sepse e kam thënë dhjetë herë. Ai e ka ditur se liderët e BE-së nuk i dijnë të gjitha detajet e këtyre dokumente. Ka qenë një truk për shkak se ai nuk ka qenë gati për ta formuar Asociacionin…” – citohet të ketë thënë ia.
Vlen të theksohet se rreth takimit të djeshëm, liderët e shteteve të BE-së kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, të cilën mund ta lexoni më poshtë:
