Vuçiq për hapjen e Urës së Ibrit thotë se "s’do të funksionojë": Besojmë se KFOR-i do ta kryejë punën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se po presin që më 14 apo 15 gusht të “hapet dhunshëm” ura.
Vuçiq ka thënë se beson që KFOR-i do ta kryejë punën e tyre.
“Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë e M., do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin se si të bëhen shërbëtorë të tij, ndërsa në fakt punojnë për interesa të huaja. Më lejoni t’u them menjëherë se nuk do të funksionojë, dhe se kemi respekt për KFOR-in dhe besojmë se do ta kryejë punën e vetë.” – ka thënë ai.