Vuçiq nga Procesi i Bërdo-Brionit: Nuk e njohim, as nuk do ta njohim Kosovën - NACIONALE

Vuçiq nga Procesi i Bërdo-Brionit: Nuk e njohim, as nuk do ta njohim Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, është deklaruar për media pas takimit të liderëve në Procesin e Bërdo-Brionit.

Vuçiq, ka thënë se nuk ka pasur tension vetëm dallime mes tyre për Kosovën.

“S’kishte tensione, vetëm dallime dhe ato s’janë tensione. Kishte dallime sa i përket Kosovës, ne kemi pozicione të ndryshme. Gati të gjithë me përjashtim të serbëve të Bosnjës, njohin pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi njohur dhe nuk do ta njohim. Ka gjithashtu dallime rreth Bosnje e Hercegovinës. Gjithçka ishte e civilizuar dhe normale. Folëm edhe për situatën e vështirë të energjisë në të cilën ndodhemi të gjithë”, tha Vuçiq

Presidenti serb, u deklarua edhe për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Ku tha se askush nuk dëshiron luftë të re në Ballkan.

“Do të ketë shumë ardhje dhe largime të ekspertëve të ndryshëm për dy gjëra: askush nuk dëshiron një konflikt të ri në Ballkan, kjo është një gjë, dhe tjetra që njerëzit e nënvlerësojnë, dhe kjo është e vërteta, ata duan të marrin argumentin e Kosovës nga duart e Putinit, të cilin ai e përdori në bisedimet me fuqitë perëndimore dhe do të thoshte: ‘Nëse ju mund të krijoni një precedent me Kosovën, mundem edhe unë. Ata duan t’ia marrin atij… Ky është thelbi pse nxitojnë”, ka thënë Vuçiq.

Ai tha se u miratua një konkluzion i përbashkët prej gjashtë pikash që rikonfirmon mbështetjen për rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

“Liberalizimi i vizave për të gjithë në rajon, dhënia e statusit kandidat për BiH-në dhe ajo që është e rëndësishme për ne është të kërkojmë mbështetjen e BE-së për shkak të situatës së vështirë energjetike në të cilën u gjend Ballkani Perëndimor si dhe e gjithë Evropa. ”, tha Vuçiq.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrur pjesë në Procesin e Bërdo-Brionit në Slloveni, ku ka shfaqur qëndrimët dhe kërkesat e kosovës, para liderëve të Ballkanit Përnedimorë.

Lajme të ngjashme