Vuçiq: Na lëndoi shumë njohja e Kosovës nga Izraeli - NACIONALE

Vuçiq: Na lëndoi shumë njohja e Kosovës nga Izraeli

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq gjatë një interviste për Jerusalem Post, ka thënë se i ka lënduar shumë njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Izraelit.

‘’ “Unë gjithmonë do t’i konsideroj hebrenjtë si miq të vërtetë të serbëve, që do të jenë gjithmonë në të njëjtën anë të historisë. Dhe po, Izraeli e njohu pavarësinë e Kosovës, gjë që na lëndoi shumë. Por ne bëmë të pamundurën për ta kapërcyer atë situatë’’, tha Vuçiq për Jerusalem Post.

Mirëpo, Vuçiq u shpreh tejet optimist, se marrëdhëniet në mes Izraelit dhe Serbisë, do të përmisohen në të ardhmen.

‘’Dhe shpresoj se do të jemi në gjendje të rindërtojmë marrëdhëniet tona me mirëbesim dhe se do të jemi në gjendje të krijojmë besim dhe besim të vërtetë midis dy kombeve tona”, ka thënë Vuçiq.

Kosova dhe Izraeli lidhën marrëdhëniet diplomatike në shkurt të vitit të kaluar, ku ndërmjetësues ishte ish-presidenti amerikan Donald Trump.

Lajme të ngjashme