Vuçiq: Kosova nuk po pranon kompromis për targat - NACIONALE

Vuçiq: Kosova nuk po pranon kompromis për targat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar se Kosova nuk po pranon kompromis për targat.

Presidenti serb deklaroi se kryeministri i Kosovës, është i bindur se do të ketë sukses me reciprocitetin për targa.

"Kurti është i bindur se do të jetë i suksesshëm. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi duke u përballur me atë problem, por duhet të shohim. Pres vizita dhe bisedime të rëndësishme pas samitit të Ballkanit të Hapur, Erdogani do të vijë. Në për momentin, nuk shoh ndonjë mundësi për përparim, sepse nuk shoh dëshirë nga ana e Prishtinës për të arritur një kompromis”, tha ai, përcjell “B92”.

Kjo deklaratë vjen pasi të shtunën u arrit marrëveshja për dokumente identifikuese.

Lajme të ngjashme