Vuçiq: Këto janë gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës - NACIONALE

Vuçiq: Këto janë gjashtë pikat e marrëveshjes përfundimtare të Kosovës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Kosova në rundin e fundit të dialogut në Bruksel, kishte shkuar për të diskutuar rreth një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e raporteve me gjashtë pika.

Vuçiq tregoi se cilat janë ato pika, transmeton REL.

“Parimet e përgjithshme të marrëdhënieve dypalëshe: njohja reciproke dhe anëtarësimi në të gjitha organizatat ndërkombëtare; Zgjidhja e problemeve nga e kaluara: zgjidhja e problemit të të pagjeturve, konstatimi dhe zgjidhja e problemit të personave të përdhunuar, të zhvendosurve, shkatërrimi i pronës private dhe publike dhe kthimi i objekteve, dëmshpërblimet e luftës që Serbia duhet t'i paguajë të gjitha. Pastaj bashkëpunim në të ardhmen; Respektim reciprok për të drejtat e serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës; Rishqyrtimi i marrëveshjeve të dakorduara më parë dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dispozitat përfundimtare”, ka thënë Vuçiq në konferencën për media

Lajme të ngjashme