Vuçiq e quan “Guardianin” gazetë kriminale, BE i reagon ashpër: Ai e lejon instrumentin e Rusisë për propagandë në territor serb - NACIONALE

Vuçiq e quan “Guardianin” gazetë kriminale, BE i reagon ashpër: Ai e lejon instrumentin e Rusisë për propagandë në territor serb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian i ka reaguar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq pas sulmeve të tij ndaj mediave, sidomos “The Gaurdian”, të cilën e quajti një “gazetë kriminale”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano pasi u pyet mbi këtë çështje, deklaroi se blloku ka një pozicion të qartë, dhe ky është mbrojtja e lirisë së mediave dhe gazetarëve.

“Zakonisht nuk i komentojmë këto komente, pork u vjen të media, BE-ja ka pozicion të qartë. Ne jemi mbrojtës të lirisë së mediave, të gazetarëve dhe ne duam ta lëmë median ta bëjë punën e saj.” – ka thënë ai.

Komente të tilla, sipas tij reflektojnë më shumë te personi që i bën ato, derisa tha se Vuçiq duhet të shoh njëherë se çfarë bëhet në administratën e tij për gazetarët.

Si shembull, ai e ka marrë lejimin e transmetimit të televizionit publik rus, i cili anise është i ndaluar në gjithë territorin e Evropës, vazhdon të operojë në Serbi.

“Si shembull të lejojë instrumentin e Rusisë për gënjeshtra dhe propagandë që të ndodhet në territorin serb, po flas për RT normalisht. Është i ndaluar nga BE-ja, për shkak të aktivitetit në lidhje me luftën të Rusisë ndaj Serbisë…”ka thënë ai.

Lajme të ngjashme