Vuçiq e fillon takimin me serbët e Kosovës
President i Serbisë, Aleksander Vuçiq e ka filluar takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Ky takim vjen pas zhvillimeve në Bruksel mes kryeministrit Kurti dhe Vuçiqit, të cilët nuk e arritën asnjë marrëveshje.
Në këtë takim po marrin pjesë përaqësuesit e Listës Serbe e kryetarë të komunave në veri.
Pas këtij takimi, Vuçiq në ora 13:30 do të mbajë deklaratën e paralajmëruar ditë më parë.
Takimi mes Kurtit dhe Vuçiq u pa si më i tensionuari dhe zgjati 5 orë. Teksa shumë pak fjalë u tha se çka u bisedua në atë takim
Qeveria për pesë orë takim, bëri të ditur se janë diskutuar veç dy tema.