Vuçiq diskuton për Kosovën me Borrellin: Serbia është e përkushtuar për të gjitha çështjet e hapura - NACIONALE

Vuçiq diskuton për Kosovën me Borrellin: Serbia është e përkushtuar për të gjitha çështjet e hapura

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të premten në mbrëmje se ka folur me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për situatën në Kosovë.

Vuçiq tha se me Borrell foli për progresin në dialog dhe se, sipas tij, Serbia është e hapur ndaj këtij procesi.

“Sapo pata një bisedë të hapur me HRVP Josep Borrell për situatën në Kosovë dhe progresin në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e këtij procesi dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura”, tha Vuçiq në një postim në Twitter.

Lajme të ngjashme