Vuçiq ankohet te perendimorët: Kurti i vendosi gurthemelet e urave pa i pyetur qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut - NACIONALE

Vuçiq ankohet te perendimorët: Kurti i vendosi gurthemelet e urave pa i pyetur qytetarët serbë të Mitrovicës së Veriut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, që ndodhet në presion të madh me protestat që po rriten në Serbi, e që kërkojnë dorëheqjen e tij, si shpeshherë ka gjetur lëvizjet në Kosovë, për t’i rregulluar punët me perëndimin. Kryeministri në detyrë Albin Kurti, vuri dje gurthemelët në dy ura, pranë Urës së Ibrit, anipse BE e Gjermania, i thanë që të mos e bëntë këtë, sidomos jo pa koordinim.

Vuçiq ka shfrytëzuar këtë rast, për tu ankuar të perëndimorët të cilëve tha se u shkroi letër, për këtë çështje.

“Ata kanë bërë gjithçka dhe tani kemi parë që i kanë vendosur gurthemelet për dy ura, dhe ai (Albin Kurti) e ka bërë këtë pa e marrë pëlqimin e popullit serb dhe njerëzve të Mitrovicës së Veriut, sepse kjo do të nënkuptonte eksod përfundimtar”, tha Vuçiq për televizionin “Informer”.

Lajme të ngjashme