Vuçiç përplaset me deputetët e opozitës për Kosovën - NACIONALE

Vuçiç përplaset me deputetët e opozitës për Kosovën

1 javë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka debatuar me deputetë të opozitës në Kuvend.

Ata i kërkuan të japë dorëheqjen, pasi sipas tyre ka dështuar në lidhje me Kosovën.

Ndërsa Vuçiq, është përgjigjur se dorëheqjen do ta japë kur ai e sheh të arsyeshme e jo kur i kërkohet nga të tjerët.

Vuçiq shtoj, se me gjasë ky do të jetë mandati i tij i fundit.

“Unë vetë do të largohem kur të shoh që nuk kam energji, edhe pse dje pashë që kam më shumë se të gjithë ju, e di që është mandati im i fundit dhe kam frikë se edhe pas kësaj nuk do të keni gjasa që të fitoni, pasi populli do të zgjedhë dikë të denjë dhe racional, i cili do ta çojë Serbinë përpara, e jo ta kthejë atë në një periudhë të errët si e juaja”, tha Vuçiq.

Ai vazhdojë më akuzat drejtuar opozitës, duke thënë se Kosova nuk e ka shpallur pavarësinë, gjatë kohës sa ka qeverisur partia e tij.

‘’Qeveria juaj ishte periudha më e errët e të gjitha qeverive serbe që nga viti 1918. Prishtina nuk e ka shpallur pavarësinë ilegale në kohën e Aleksandër Vuçiqit, por në kohën tuaj”, theksoi ai”, shpreh ai, raporton euronews

Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë, e cila ka filluar që nga dita e djeshme, është raporti i qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.

Lajme të ngjashme