Vritet gjatë të shtënave me policinë udhëheqësi opozitar në Çad, Yaya Dillo - NACIONALE

Vritet gjatë të shtënave me policinë udhëheqësi opozitar në Çad, Yaya Dillo

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikani opozitar nga Çadi, Yaya Dillo, u vra të mërkurën gjatë një shkëmbimi të zjarrit me forcat e sigurisë, tha të enjten në një konferencë për gazetarë prokurori Oumar Mahamat Kedelaye.

Të shtëna të shumta armësh ishin dëgjuar të mërkurën në kryeqytetin N’Djamena, afër selisë qendrore të partisë opozitare të Dillos, tha një dëshmitar i agjencisë “Reuters”, pasi disa persona ishin vrarë në përleshje të mëhershme afër ndërtesës së agjencisë për siguri të brendshme, raporton agjencia “Reuters”.

Dhuna u shtua në kohën e tensioneve para zgjedhjeve presidenciale të caktuara për maj dhe qershor që do të mund ta rikthenin rendin kushtetues në shtetin e Afrikës Qendrore, tre vjet pas marrjes së pushtetit nga autoritetet ushtarake.

Të enjten në mëngjes, qetësia u kthye në kryeqytet dhe banorët u kthyen në punë, edhe pse qasja në internet, që ishte bllokuar një ditë më parë, ende nuk u rikthye, tha dëshmitari i agjencisë “Reuters”.

Lajme të ngjashme