Vrasjet gjatë ditëve të fundit, Ganimete Musliu kërkon që institucionet të angazhohen seriozisht - NACIONALE

Vrasjet gjatë ditëve të fundit, Ganimete Musliu kërkon që institucionet të angazhohen seriozisht

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas vrasjeve që kanë ndodhur në vend gjatë ditëve të fundit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Musliu ka pyetur se sa kontrollohet posedimi i armëve në Kosovë, ku blihen e kush i shtet.

“Kosova, një vend që ka kaluar përmes ferrit, tani po përballet me një tjetër plagë që kërcënon jetë njerëzish, që kërcënon paqen dhe stabilitetin shoqëror. Kaq shumë armë të disponueshme?!!!Si vihet deri të posedimi i armëve? Ku blihen? Kush i shet?

Sa kontrollohen?” – ka shkruar fillimisht ajo.

Tutje, Musliu ka thënë se duhet angazhim serioz nga institucionet e Kosovës.

“Janë vetëm disa pyetje që na vien ndërmend sa herë që lexojmë tituj lajmesh për vrasjet.

Keqardhja është shumë njerëzore, por keqardhja nuk sjell zgjidhjen që mendoj se është imediate.

Ne duhet të hidhemi menjëherë në veprim. Shteti duhet parë mundësinë për një aksion konkret i cili duhet të përfshijë një kontroll të rreptë të armëve, forcimin e ligjit për armëmbajtje pa leje ( dhe me leje).

Duhet një angazhim më serioz nga ana e institucioneve të Kosovës.

Mblidhni armët. Ne nuk mund të lejojmë që frika dhe dhuna të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme.

Autoritetet duhet të veprojnë me urgjencë sepse çdo jetë është e çmuar” – ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme