Vrasje në tentativë në Viti, policia jep detajet - NACIONALE

Vrasje në tentativë në Viti, policia jep detajet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është therrur me thikë gjatë ditës së djeshme në rrugën “Agim Ramadani” në Viti.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

Për rastin nga policia e Kosovës kanë dhënë detajet.

“Rruga “Agim Ramadani”, Viti 23.03.2023-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme