Vrasje në tentativë në Lipajn, një i plagosur e tre të arrestuar
Një burrë është lënduar më armë zjarri më Lipjan.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, për këtë rast që është hapur si vrasje në tentativë janë arrestuar tre persona, ndërsa i i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë.
Rasti po hetohet.
Raporti plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Lipjan 05.03.2024 – 20:30. Pas një rasti ku janë përdorur edhe armë zjarri, janë arrestuar tre persona që dyshohet që janë përfshirë në rast, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i plagosuri është duke u trajtuar në QKUK nën mbikëqyrje të policisë dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime.