Vrasje në Prizren, vdes një 14-vjeçar pas therjes me thikë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një 14-vjeçar ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi, ka bërë me dije se rasti ka ndodhur të enjten, rreth orës 23:45.
Sipas tij, në vendngjarje kanë dalë ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të miturit dhe e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa i dyshuari i mitur është ndaluar për 24 orë. Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pas ndonjë rast të më hershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim”, ka thënë Bytyçi për KlanKosova.