Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, arrestohen dy persona - NACIONALE

Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, arrestohen dy persona

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy burra nga Prishtina pasi dyshohen për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht dy viktima dhe kanë shtënë më armë zjarri ndaj tyre.

Të lënduar nga arma e zjarrit nuk ka, por njëri nga të dyshuarit është ther me thikë.

Raporti i plotë i PK-së:

VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE

Prishtinë 21.08.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

Lajme të ngjashme