Vrasja në Prizren: ''Kobrës'' i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj - NACIONALE

Vrasja në Prizren: ''Kobrës'' i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj ndaj Dibran Hoxhës i njohur si ‘’Kobra’’, i cili dyshohet për vrasjen e të riut nga Kukësi.

Njoftohet se dy të dyshuarve të tjerë Arben Vezaj dhe Jesmir Badalli gjykata ua ka zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Ndërsa për të pandehurin Burim Mazreku masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e paraqitjes në stacion policor, këto i ka bërë të ditura zyrtarja ligjore e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Medina Gashi, për Betimin për Drejtësi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendimin PPPS.nr.7/23 të datës 29.06.2023 ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit D.H, të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 03.09.2023, dhe ndaj të pandehurit R.S, ashtu që të njëjtit kjo masë i është vazhduar deri me datë 06.09.2023”- ka thënë Gashi.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

Ndërsa, i dyshuari i shtatë R.S, dyshohet për veprat penale “Pjesëmarrja në rrahje” dhe “Manipulimi me prova”.

Lajme të ngjashme