Vrasja në Prishtinë, policia: Viktima dhe i dyshuari kishin dalë për gjueti
Policia e Ksoovës ka dhënë detaje për vrasjen e djeshme në Kolovicë të Prishtinës, duke e cilësuar si “vrasje nga pakujdesia”.
Sipas policisë, viktima dhe i dyshuari kishin dalur bashkë për gjueti dhe pastaj nga pakujdesia e ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NGA PAKUJDESIA/Kolovicë e Vjetër, Prishtinë, 25.09.2022-10:35. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa kanë qenë për gjueti-rekreacion, nga pakujdesia ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK . Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me shtatë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.