Vrasja në Prishtinë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes
Sot në mbrëmje ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një grua dyshohet se ka vrarë një burrë, që raportohet të jetë kunati i saj.
Tashmë Tëvë 1 ka publikuar disa pamje nga vendi i ngjarjes.
Kujtojmë që vrasja është konfirmuar zyrtarisht.

“Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër. Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast” – ka thënë Florie Ahmeti, zëdhënëse për Rajonin e Prishtinës.