Vrasja në Klinë, deklarohen nga Prokuroria e Pejës për rastin
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në Bokshiq të Klinës.
Ai ka bërë me dije se viktima është 50-vjeçar, ndërsa Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalur në vendin e ngjarjes.
“Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetë një person i moshës rreth 50-vjeçare Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda”.
“Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion”.
“Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale”, ka thënë ai.