Vrasja në Kijevë: Dyshohet se nipi ka vrarë axhën - NACIONALE

Vrasja në Kijevë: Dyshohet se nipi ka vrarë axhën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mëngjesin e sotmen ka ndodhur një vrasje në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës. Ngjarja bëhet edhe më e rëndë kur mësohet se viktima dhe dorasi janë familjar.

“Telegrafi” ka mësuar se dyshohet që nipi ka vrarë axhën e tij.

Sipas këtij raportimi, konflikti ka nisur për çështje prone.

Vrasjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore”, ka deklaruar ai për Telegraf.

Lajme të ngjashme