Vrasja në Gjakovë, Prokuroria do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Vrasja në Gjakovë, Prokuroria do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka theksuar se do të kërkojë paraburgim për të dyshuarin për vrasje në Gjakovë.

Njoftimi:

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasje në Gjakovë

Gjakovë, 5 maj 2026 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se sot, më datë 5 maj 2026, është raportuar për një vrasje në Gjakovë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Prokurori i Shtetit, ka iniciuar rast për shkak të veprës penale “Vrasja”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Është arrestuar personi i dyshuar me inicialet Q.S. Me vendim të prokurorit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Brenda afatit ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe duke mbledhur provat relevante lidhur me këtë rast.

Lajme të ngjashme