Vrasja në Ferizaj, Policia: Vrasja është kryer me armë zyrtare - NACIONALE

Vrasja në Ferizaj, Policia: Vrasja është kryer me armë zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qazim Reka, major në Policinë e Kosovës, ka treguar detaje për vrasjen e mbrëmshme në Bibaj të Ferizajit, ku është përfshirë një polic i Kosovës.

Ai ka bërë me dije se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare në kohen kur e ka kryer vrasjen.

Sipas tij, policia ka qenë në rroba civile ndonëse vrasjen e ka kryer me armë zyrtare.

“Polici nuk ka qenë në detyrë zyrtarë, jashtë detyrës zyrtare, ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile ka kryer veprën në vendin e ngjarjes këtu para këtij lokali. Vrasja është kryer me armë zyrtare. Zyrtari policor është F.R dhe viktima është S.S”, ka thënë Reka para media, raporton Express.

Lajme të ngjashme