Vrasja në Ferizaj ndodhi për arsye pronësore, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Vrasja në Ferizaj ndodhi për arsye pronësore, Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin B.R. lidhur me vrasjen e I.R. mbrëmë në fshatin Balaj.

Vrasja ndodhi për arsye pronësore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit B.R, nga komuna e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar se më 15.09.2025, rreth orës 19:42, në fshatin Balaj- Ferizaj, i pandehuri me dashje e ka privuar nga jeta të dëmtuarin – djalin e axhës se tij, I.R., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje te mëhershme qe kishin pasur si pasoje e problemeve në lidhje me një konflikt pronësor, me t’u takuar ne rrugën e fshatit me njeri-tjetrin, pas fjalosjes verbale, në atë moment i pandehuri B.R., e nxjerr revolen e tipit ZIG 14 TISAS dhe shtënë katër herë në drejtim të viktimës I.R., duke e goditur në pjesët e sipërme të trupit, me ç’rast viktima nga lëndimet e shkaktuara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë rrugës duke e dërguar për në Qendrën Emergjente të Ferizajt, me të cilën do të kryente veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të KPRK-së”.

“I pandehuri që nga data 15 Shtator 2025, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.”

Lajme të ngjashme