Vrasja në Drenas, policia me detaje në raportin 24-orësh - NACIONALE

Vrasja në Drenas, policia me detaje në raportin 24-orësh

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Fushticë e Poshtme të Gllogocit, ku një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Policia ka njoftuar se rreth orës 13:35 është arrestuar një i dyshuar, shtetas kosovar, për vrasjen e viktimës, gjithashtu kosovar.

Gjatë kontrollit, hetuesit kanë sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Lajme të ngjashme